Pas fitores 2-1 kundër Skënderbeut, te Partizani duket se nuk ndalet festa. Të kuqtë kanë festuar për gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme duke vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Por sërish sot lojtarët e kuq nuk mund të harrojnë atë triumf në Korçë.
Është Gëzim Krasniqi që ngacmon me postimin e tij, teksa shkruan në diçiturë të fotos: “Thjesht, pastër, bukur dhe pa gabime. Jeni të likuiduar për këtë vit!”.