
Në përfundim të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Champions League, Bayern-Real Madrid kanë ndodhur disa incidente që mund t'i "kushtojnë" bavarezëve.
Pas humbjes 1-2 që pësuan nga spanjollët, në fund të ndeshjes disa tifozë kanë zbritur në fushë dhe kanë shkaktuar "trazira" me sigurinë në stadium. Një pjesë e përkrahësve kanë shkuar në drejtim të Riberisë, duke e tërhequr edhe nga fanella.
Sipas ", sipas nenit 16 pika 2 të rregullores disiplinore janë të ndaluara "hyrja në fushë dhe shfaqja e një baneri të paligjshëm me mesazhe ofenduese". Vendimi pritet të merret nga UEFA në datën 31 Maj.
Poll