Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Nuk më pëlqen ky gjyqtar", Trajneri i Sassuolos shpërthen pas ndeshjes: Mungon një penallti për ne, Interi luajti me 5 mbrojtësa

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk më pëlqen ky gjyqtar", Trajneri i Sassuolos

Sassuolo u mposht ditën e sotme nga Interi në transfertë me rezulatin 2-1. Pas ndeshjes, trajneri I Sassuolos, Roberto De Zerbi u shpreh tepër i irrituar me gjyqtarin e ndeshjes, Irrati pasi ky I fundit I mohoi një penallti skuadrës së tij. Në fund, De Zerbi "thumboi" edhe zikaltërit duke thënë që u kthyen të mbronin me 5 lojtarë.

"Te rasti i Raspadori është penallti për mua. Ai përpiqet të mos bjerë, por pastaj nëse e qëllon në njërën anë bie. Përtej kësaj, nuk më pëlqen Irrati si arbiter, ashtu si nuk më pëlqejnë disa lojtarë, nuk më pëlqen dhe disa arbitra. Nuk më pëlqente arbitri Irrati që nga fillimi sezonit dhe nuk më pëlqen sepse sa herë që na gjykon nuk është në formë".

Ndeshja? "Në pjesën e parë kemi goditur shumë pak në portë, por në bilancin përfundimtar ne kemi goditur 15 herë dhe Inter 7, dhe kemi pasur më shumë raste. Sigurisht, na mungojnë edhe disa goditje në portë, për të qenë më agresiv".

Skema? "Në fund u bëmë në tre mbrapa, duke tërhequr Obiang-un, duhet thënë gjithashtu se kundër Interit, i cili përfundon 5-3-2 kështu që bëhet e vështirë për në të vërtetë, kemi krijuar shumë".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga