
Liverpool dhe Tottenham u përballën mbrëmjen e djeshme mes tyre, sfidë që u fitua nga “Spursat” me shifrat 2-1, me “The Reds” që ngelën me 9 lojtarë në fushën e lojës. Një duel mjaft i luftuar dhe i kontestuar, sidomos për dolin e anuluar të skuadrës së Jurgen Klopp.
Goli i anuluar padrejtësisht i Luis Diaz në minutën e 34-të, që do të ishte goli i avantazhit për Liverpool ka ngritur shumë polemika. Në fakt një episode i tillë ka “çmendur” Klopp, i cili thekson se skuadrës së tij i është bërë një padrejtësi e madhe.
“Nuk kam qenë kurrë kaq krenar për ekipin tim. Unë nuk kam parë kurrë një ndeshje me kaq shumë episode të padrejta si kjo, u morën vendime të çmendura!
Shënuam një autogol që është i rëndë të gëlltitet, por jam krenar për të gjithë. Te kartoni i parë i kuq, Jones shkon drejt topit, nuk është një ndërhyrje aq e dhunshme.
Duket ndryshe kur e sheh me përsëritje, Jones ishte i pafat. Kartoni i parë i verdhë i Diogo Jotas nuk ishte kurrë i verdhë. Më pas e mori të dytin sepse mbrohet me tetë lojtarë pas tij.
Nuk kam parë kurrë një lojë më të padrejtë se kjo kundër Tottenhamit. Goli i Diaz nuk ishte i parregullt“, u shpreh Klopp.