
Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Kontrata e mesfushorit me madrilenët përfundon në fund të këtij edicioni, ndërsa nuk ka rinovuar ende. Klubi nuk i ka ofruar një kontratë të re e për këtë arsye agjentët e lojtarët kanë nisur nga puna për t'i gjetur një skuadër të re Lucas Vazquez.
Së fundmi në mediat është përfolur për një kalim të spanjollit te Milani, ndërsa në një intervistë për "The Athletic", Vazquez nuk e ka mohuar, por është shprehur se agjentët e tij janë duke punuar.
"Milani? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Agjentët e mi janë duke bërë një punë të shkëlqyer për më të mirën time. Jam me fat që kam luajtur te Real Madrid, klub me të cilën kam bërë tifo që i vogël. Nëse qendroj apo largohem, unë do të jem gjithmonë një tifoz i Real Madrid", u shpreh Vazquez duke lënë të hapur mundësinë e një kalimi në "San Siro".