
Marrëdhënia mes mbrojtësit brazilian, Thiago Silva dhe PSG duket se po shkon drejt ''divorcit" të pashmangshëm. Futbollisti nuk ka arritur një marrëveshje për kontratë të re dhe në Francë janë të sigurt se braziliani tashmë nuk është më i interesuar të rinovojë. Në këtë mënyrë Thiago Silva do të largohet nga PSG me parametra zero.
Një nga mundësitë për të ardhmen e 35 vjeçarit është klubi i Milanit të cilët tashmë kanë kthyer sytë nga disa lojtarë me eksperiencë. Pas marrëveshjes me Ibrahimovic, Thiago Silva do të ishte një tjetër rikthim i bujshëm tek kuqezinjtë. Gjithmonë me shpresën për të ringritur "Djallin" në nivelet e mëparshme.
Poll