
Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e supersfidës Real Madrid - Manchester City e vlefshme për raundin e 1/8 në Champions League. Madrilenët kanë zhvilluar një pjesë më të mirë ku kanë patur disa raste me Benzema por pa arritur ti finalizojnë. Ndërsa Manchester City i Pep Guardiolës është treguar i kujdesshëm në prapavijë teksa dilnin shpejtë me kundërsulme.
Real Madrid ka mbajtur përqindjen e topit në masën 56% ndërsa Manchester City 44%, ndërkohë futbollisti i anglezve Mendy është ndëshkuar me karton të verdhë. Madrilenët gjatë pjesës së parë bënë vetëm 1 goditje në portën e Ederson, ndërsa Manchester City u kundërpërgjigj me 2 goditje në portën e Courtois por pa sukses.
Poll