
Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka folur për mikrofonat e Sky Sport, para ndehsjes me Sampdorian. Ai ka folur për skaudrën laziale, duke parë situatën aktuale. ''Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo që kam thënë mbetet. Ekipi është i fortë, askush nuk do e besonte këtë në fillim te sezonit. Nuk jemi budallenj, nëse duhet të përforcojmë ekipin do e bëjmë. Nëse jo, do mbetemi kështu si jemi'' - shprehet Tare.
Duhet të presim e të shohim nëse deri në fund të merkatos do kemi ndonjë goditje nga ''mjeshtri'' i merkatos. Lazio ka neovjë për përforcime, e një nga repartet më problematikë është mesfusha. Trajneri Inzaghi është i vetdijshëm për limitet që ka ekipi kryeqytetas.
Poll