
Prestigjozja italiane, Gazzetta Dello Sport ka bërë një shkrim në lidhje me lojtarët që nuk kanë përmbushur pritshmëritë këtë sezon. Në mes tyre, te Lazio është Thomas Strakosha. Portieri ka qëndruar në stol shumicën e këtij sezoni, me 40 vjeçarin Reina që ka qenë titullar.
Dëmtimi dhe më pas mungesa nga Covid-19 kanë bërë që gardiani kuqezi të mendojë largimin, teksa Lazio duket se do ofertën e duhur për ta larguar. Një tjetër shqiptar që përmendej në këtë shkrim, është edhe emri i Amir Rrahmanit. Mbrojtësi i Napolit është besuar në disa takime titullar, ndërsa sipas gazetës në fjalë ka qenë larg pritshmërive qysh kur u afrua nga Verona.
Poll