Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk gjeti vend titullari, Vllaznia largon portierin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk gjeti vend titullari, Vllaznia largon portierin

Afrimi i malazezit Jasmin Agoviç në portën e kuqebluve për sezonin e ri, ka shtuar konkurrencën në katërkëndor, por që ka sjellë dhe një largim. I riu i talentuar, Alen Sherri, i cili shihet si e ardhmja e portës së Vllaznisë, tashmë do të largohet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet trajneri Armando Cungu, i cili është shprehur se lojtari nuk ka gjetur hapësira dhe është i lirë të huazohet. "Një ekip ka nevojë për tre portierë, të cilët në start janë të barabartë. Ata duhet të bindin trajnerët për të qenë të parë në katërkëndor".

"Sherri është i talentuar, por i duhet që të luajë. Ndaj, i kemi dhënë të drejtën e huazimit, që ai të aktivizohet në një ekip në Itali. Unë do të isha dakord që ai të shkonte diku të luante. Edhe huazimi është një formë e mirë për të, sepse ai do të gjejë ekip që të luajë".

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga