
Matias Vecino kërkon largimin nga Interi. Mesfushori uruguajian nuk gjeti shumë hapësira me Conte sezonin e kaluar e për këtë arsye u ka bërë me dije drejtuesve zikaltër që dëshiron të nisë një tjetër aventurë. Mediat italiane bëjne me dije se lojtari dëshiron kalimin te Napoli, skuadra që vitin e ardhshëm do të drejtohet nga Spalleti.
Vecino ka raporte shumë të mira me Spalletin pasi kanë punuar sëbashku te Interi, ndërsa ana tjetër zikaltërit duke parë problemet e Eriksen nuk duan të nxitohen pasi mesfushori mund të jetë një pikë e rëndësishme e skuadrës në sezonin e ri. Tashmë ngelet për t'u parë se cili do të jetë vendimi i Interit në këtë merkato edhe pse do të pritet të mbyllet Copa America pasi lojtari është I grumbulluar me Uruguajin.