Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk fitojnë në shtëpi, AHMATAJ kundër kritikëve: Me lojë të hapur kemi pësuar 5 gola, kam ide të qarta për LUFTËTARIN

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk fitojnë në shtëpi, AHMATAJ kundër kritikëve: Me

Trajneri i Luftëtarit Julian Ahmataj kërkon që në këtë situatë që po kalon ekipi duhet të mendohet për stabilitet në fushë dhe të mos përqëndohet te loja agresive dhe spektakolare. Pas barazimit me Flamurtarin 0-0, numri 1 i pankinës gjirokastrite u shpreh se vetëm fitorja do ta kënaqte, por ai nuk la pa vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të tij.

"Përshtypjet nga ndeshja? Për rezultatin nuk jam i kënaqur. Vetëm 3 pikët të kënaqin. Por për lojën po. E kishim studiuar njëri-tjetrin. Patë rastet tona. Të rinjtë duan kohën e vetë të përshtaten grupit dhe ideve të lojës.

Ideja e qartë për ecurinë e Luftëtarit? Pa diskutim. Kam ide të qartë për ekipin. Kemi një grup me djem dhe lojtarë fantastikë. Duhet më shumë angazhim. Nuk kemi luksin të bëjmë lojë të hapur dhe të argëtojmë të gjithë.

Mungesa e lojës ofensive? Flamurtari ka një skuadër shumë të mirë. Sidomos në pjesën ofensive. Menduam të ishim më të kujdesshëm se mund të pësonim nga sulmi i tyre. Por kjo funksionoi dhe ne i patëm rastet tona. Në momentet e para u munduam të ishim agresivë. Koha nuk është mjaftueshme për të krijuar atë futboll që dua unë dhe të gjithë. Në këtë fazë që jemi duhet ekuilibër taktik. Kur bën presion në fushë, mund ta pësosh. Duhet të rregullojmë qarkullimin e topit. Duhet t'u japim këmbëve shpejt dhe të mendojmë për shumë.

Penallti e mohuar për Luftëtarin? Nuk jam asnjëherë dhe nuk merrem me arbitrat. Nuk i kam pamjet para që të them. Siç gabojnë lojtarët, trajnerët, gabojnë dhe arbitrat", përfundoi Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga