
Real Madrid po mendon që tani për një mesfushor të ri. "Los Blancos", kërkuan me çdo kusht Pogban, por trajneri Solsjkaer vendosi që francezi nuk do të largohet nga "Old Tranford". Te madrilenët nuk janë dorëzuar ende dhe do të tentojnë sërish për të bindur klubin anglez duke parë edhe dëshirën e lojtarit që kërkon të largohet.
Në rast se nuk do të arrijnë te mesfushori francez, Real Madrid po mendon edhe për planin "B". Eriksen është plani rezervë i drejtuesve të klubit në rast se nuk do të arrijnë te francezi. Danezi është në fund të kontratës me Tottenham dhe ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij. Pas tij janë klubet më të mëdha në botë dhe në fund do të jetë danezi ai që do të vendos.
Poll