
Timo Werner mund të largohet nga Chelsea. Sulmuesi nuk është një zgjedhje e parë e Tuchel dhe kjo ka bërë që sulmuesi të mendojë largimin. Sipas Calciomercato, në sfond ka dalë një skuadër e interesuar. Bëhet fjalë për Borussia Dortmund, me gjermanët që kërkojnë një lojtar që mund të zgjidhë çështjen e golit.
Sulmuesi 25 vjeçar i bluve të Londrës e njeh mirë kampionatin gjerman, pasi ka qënë më parë pjesë e Leipzig apo edhe Stuttgart. Gjithashtu, futbollisti i lindur në Stuttgart ka dhënë kontributin e tij për Kombëtaren gjermane, por edhe për ekipet zinxhirë të panzerave. E ardhmja në Bundesligë? Ndoshta.
Poll