Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Nuk është ëndërr apo "Play Station", Mourinho "përplaset" me Ernest GJOKËN: S'e njoh fare, ia kam frikën

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk është ëndërr apo "Play Station", Mourinho

Shumë lojtarë mund ta kishin parë vetëm në ëndërr ose mund ta kishin zgjedhur si ekipin e preferuar në lojërat elektronikë, por në Tetovë e kanë bërë realitet. Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tottenham në kuadër të turit të tretë të Europa League. Një ndeshje luksi për të besuarit e Ernest Gjokës që në letër janë jo favoritë ndaj gjigantit anglez.

Me një trajner si Jose Mourinho, strategu portugez që ka hyrë në histori për sukseset e tij me ekipet e njohura europiane, gjithçka do të jetë mjaft e vështirë. Pikërisht ky i fundit ka folur pas fitores 2-1 kundër Lokomotiv Plovdid, duke treguar se nuk e njeh aspak ekipin shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

"Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut.

Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta", tha "Special One" për mediet angleze.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga