
Gianluigi Donnarumma nuk do të luajë ndaj Interit në derbi, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Portieri italian është pezulluar nga komisioni i disiplinës për shkak se ofendoi gjyqtarin në ndeshje ndaj Torinos në Kupë.
Edhe pse nuk ishte në stol, Donnarumma është bërë protagonist duke humbur kështu supersfidën kundër zikaltërve. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Disiplina në Itali që ka zbuluar vendimet e fundit. Një humbje e madhe për Milanin duke parë se çfarë rëndësie ka gardiani në formacionin kuqezi.
Poll