
Muarem Muarem rikthehet në futboll pas dy vitesh pezullim. Mesfushori ka qenë I dënuar që nga viti 2018 për shkak të dopingut dhe është një rast I ngjashëm me Jashanicën, mbrojtësin e Skënderbeut. Muarem në një prononcim për "Infosport.mk", ka zbuluar se ka firmosur kontratën e re me Rabitniçkin për sezonin e ri, pasi ky sezon është mbyllur në Maqedoni. 31-vjeçari dy sezone më parë ishte pjesë e Flamurtarit.
"Jam shumë i lumtur që pas dy viteve do ti rikthehem futbollit. Mund të them se është si të fillosh prej fillimit me futboll. Vërtetë më ka marrë malli shumë për tu stërvitur në grup me futbollistë të tjerë. Unë më shumë se një vit stërvitem individualisht, ashtu që mendoj se do kthehem edhe më i fortë, pasi futbolli nuk harrohet, ajo është dashuria ime e madhe pa të cilën nuk mund të jetojë.
Klubin e Rabotniçkit e njoh shumë mirë, gjithashtu edhe njerëzit që punojnë aty. Kjo është hera e tretë që do të luaj me këtë skuadër, ashtu që nuk besoj se do të kem problem për tu adaptuar shumë shpejtë.
Muarem u transferua në janar te Flamurtari, me një pagë të jashtëzakonshme, por luajti vetëm 11 ndeshje duke shënuar dy gola në Superiore, për shkak se u dëmtua sapo erdhi në Shqipëri.