Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Njeriu më i kërkuar nga shqiptarët, Safet Gjici zbret nga froni Luiz Ejllin

Shkruar nga NEWSPORT
Njeriu më i kërkuar nga shqiptarët, Safet Gjici zbret nga froni

Safet Gjici padiksutim është personazhi i momentit në vendin tonë. Ish-kryebashkiaku i Kukësit dha dorëheqjen nga posti që mbante për shkak të videos së famshme seksuale të filmuar në zyrën e tij.

Gjatë javëve të fundit është kthyer në një fenomen. Jo më kot është edhe emri më i kërkuar në “Google” nga të gjithë shqiptarët duke kaluar edhe Luiz Ejllin.  Fituesit të “Big Brother Vip” iu deshën mbi 6 muaj për të fituar popullaritet dhe për t’u bërë më i kërkuar, por ish-presidentit të skuadrës së Kukësit i mjaftuan vetëm pak ditë.

Ishte eksperti i IT, Tomi Kallanxhi i ftuar në “Wake Up” i cili theksoi se Gjici tashmë në “Google” është më i kërkuar. Madje sipas tij në google është kërkuar shumë edhe për familjarët dhe njerëzit e Alma K.

Kujtojmë se Gjici prej më shumë se 10 ditësh është në ‘arrest me burg’, ndërsa në arrest shtëpie ndodhet Alma K.

Pjesë nga intervista: 

Tomi: Nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici

Enxhi: Kush, kush?

Neada: Po pse e thua me zë të ulët?

Tomi: Safet Gjici është një në Top më të kërkuarat në Shqipëri

Neada: Pra po thua kërkojnë Safet Gjicin apo gjërat e tjera që kanë lidhje me skandalin?

Tomi: Kur hyhet te ky termi pastaj dalin edhe të lidhurat, domethënë duan të dinë edhe më shumë. Duan të dinë për personazhin, për familjen, për personin tjetër në video. Pastaj është më e detajuar, kërkohet mosha, kërkohet biografia, e të tjerë me radhë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga