Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një tunel gjigant shfaqet gjatë gërmimeve te stadiumi “Qemal Stafa” (Foto)

Shkruar nga NEWSPORT
Një tunel gjigant shfaqet gjatë gërmimeve te stadiumi

Punëtorët që po gërmojnë te rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa” kanë mbetur të habitur kur gjatë punimeve me mjete të rëda ka dalë në dritë një tunel gjigant.

Disa metra nën tokë, tuneli rrethor i forcuar me një shtresë të trashë betoni është shfaqur gjatë gërmimeve me eksavator, raporton Newsbomb.al.

Dyshimet e para kanë qenë se bëhej fjalë për një tunel tjetër të kohës së komunizmit, por ka rezultuar të jetë edhe më i vjetër. Besohet se tuneli është ndërtuar nga italianët gjatë kohës së pushtimit të Tiranës, dhe ka patur si qëllim mbledhjen e ujërave të një përroi.

Megjithatë nuk dihet nëse ekspertët e kanë inspektuar nga afër. /Newsbomb.al

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga