
Një tjetër lojtar shqiptar mund të përfundojë në Serie A këtë sezon. Pas Muriqit e Ismajlit që firmosën disa ditë më parë, këtë herë flitet për një tjetër futbollistë. Andi Zeqiri ka përfunduar në "radarin" e Parmës.
Sulmuesi 21-vjeçar ka shkëlqyer sezonit e fundit te Lausanne-Sport në kampionatin zviceran dhe tashmë kërkohet nga shumë skuadra të mëdha. Këtë herë është Parma që e kërkon të ketë në skuadër për sezonin e ri sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio.
Në ditët në vazhdim pritet të zbulohet nëse marrëveshja do të finalizohet apo jo. Për momentin Zeqiri luan për Kombëtaren U-21 të Zvicrës, ndërsa mediat në Kosovë bëjnë me dije se 21-vjeçari ka pranuar ftesën e Challandes që të luajë për "Dardanët" në të ardhmen.