
Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar që një tjetër fushë po i shtohet vendit tonë. Kreu i Federatës zbulon se shumë shpejt fusha e re stërvitore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF-së në Kamëz do të jetë gati.
Një investim i rëndësishëm që i shtohet projektit “100 fushat” nga Federata Shqiptare e Futbollit. “Në postimin e bërë nga presidenti Duka shkruhej:
“Një tjetër fushë i shtohet Qarkut Sportiv Tiranë!
Po shkon drejt përfundimit fusha e re stërvitore në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të FSHF në Kamëz. Një investim i rëndësishëm që pasuron infrastrukturën e futbollit dhe do të shtojë kapacitetet pritëse për ekipet tona kombëtare. Shumë shpejt këtë fushë do ta gëzojnë fëmijët dhe të rinjtë që aspirojnë të bëhen futbollistë në të ardhmen.
Në fakt, kjo është vetëm një nga investimet e fundit, teksa FSHF po punon njëkohësisht në Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Roskovec e Berat duke ndërtuar fusha të reja, që shumë shpejt do të jenë në dispozicion të të rinjve dhe të rejave.
Infrastruktura është prioritet dhe një hallkë tejet e rëndësishme në misionin tonë për zhvillimin e futbolli!”, thuhet në postim.