Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Një "shkëmb" i pakalueshëm, Berat GJIMSHITI vlerësohet maksimalisht në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Një "shkëmb" i pakalueshëm, Berat GJIMSHITI

Atalanta ia doli që të mposhtë edhe në ndeshjen e dytë Valencian. Në "Mestalla", të besuarit e Gasperinit fituan 3-4, teksa shkruan historinë në fazën e 1/8 në Uefa Champions League. Një ndër lojtarët deçizivë të prapavijës së italianëve ishte Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi e nisi titullar sfidën, duke u vlerësuar maksimlisht nga EuroSport. Nota 7 për 27 vjeçarin, që ishte më i miri për të tijtë sa i takon fazës mbrojtëse. "I përgjegjshëm, i sigurt në avancimet para dhe i vendosur në fazën mbrojtëse. Mbrojtës me besueshmëri të madhe”, shkruan Eurosport. Në ndeshjen e parë, fituar 4-1 në "San Siro", Gjimshiti nuk iu gëzua suksesit, pasi një dëmtim në nxehmje e mbajti jashtë fushe. Kështu, Atalanta vijon në Ligën e Kampionëve, me Gjimshitin që është një "shkëmb" në mbrojtje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga