
Luftëtari do të nis sezonin e ri në transfertë ndaj Tiranës. Skuadra gjirokastrite vijon nga puna edhe pse i ka nisur përgatitjet me shumë vonesë krahasur me ekipet e tjera të Superligës. Shumë largime dhe afrime janë gjatë kësaj periudhe, por ka pasur edhe nga ata që kanë ''mbijetuar'' nga sezoni i kaluar. Një ndër ta është dhe mbrojtësi Aurel Demo. Në një intervistë për "SuperSport", mbrojtësi është shprehur se me disa afrime të tjera Luftëtari nuk do të luajë vetëm për mbijetesë.
"Ndihem mirë pasi drejtuesit na kanë thënë se do të ecin gjërat mirë dhe shpresojmë të jetë kështu. Ka lojtarë të rinj pasi kemi mbetur pak dhe shpresoj të vijojnë edhe të tjerë për të qenë më të foto. Shpresoj të arrijmë mbijetesën dhe të shohim më pas më lart.
Shpresoj që të vijnë të tjetër dhe të forcohemi më shumë. Mbrojtës i djathtë është pozicioni im po luaj ku të dojë trajneri. shpresoj që me presidentin e ri të ecin gjërat më mirë"