
Është mbyllur në barazim, 0-0 pjesa e parë, Inter-Atalanta. Një ndeshje e fortë dhe shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por në fund 45 minutat e para nuk prodhuan asnjë fitues. Në një prononcim për "Sky Sport", Berat Gjimshiti komentoi pjesën e parë ndaj zikaltërve. Mbrojtësi i Kombëtares u shpreh se e priste një ndeshje kaq të forta, ndërsa tregon që ka marrë edhe shumë goditje.
"Kam marrë shumë goditje, por e dija që do të ishte një ndeshje e tillë. Duhet të përpiqemi të shkojmë më shumë në sulm, por është e vështirë kundër Interit që mbrohet mirë dhe e kemi parë gjatë gjithë vitit. Në pjesën e dytë do të provojmë për të sulmuar më shumë ".
Poll