Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Një muaj këmbëngulje për ta pasur në skuadër, ish-mbrojtësi i KAMZËS: Faleminderit profesorit, gjithçka ndodhi shumë shpejt

Shkruar nga NEWSPORT
Një muaj këmbëngulje për ta pasur në skuadër,

Krahas trajneri të Partizanit, në konferencën për shtyp ka dalë edhe mbrojtësi i afruar në merkaton e dimrit, Hektor Idrizaj. Ky i fundit para mediave ka treguar emocionet e para që ka provuar për t'u bërë pjesë e 15-herë kampionëve të Shqipërisë.

Gjithashtu nuk mund të fshehë edhe kënaqësinë për këmbënguljen e trajnerit Skënder Gega për ta pasur në skuadër. Vendi titullar nuk është i sigurtë dhe për këtë është koshient edhe vetë ai.

Ndeshja me Kamzën?

Gega: Kamza ka bërë ndryshime , afrimin e Idrizajn tek ne e konsideroj mjaft pozitiv . Unë besoj që goditja e tyre më e mire është trajneri Gjoka, është një traner që punon me pasion dhe ka eksperiencën e duhur për të bërë gjëra të mira. Çdo ndeshje për ne është finale ,do të shkojmë në Kamëz për të bërë mire sepse është momenti për të marrë fitoren. Plus kemi edhe tifozat ,ata e treguan edhe në Korçë në gjithë ato temperature të ftohta erdhën dhe na mbështetën. Kështu që nuk jemi vetëm në çdo fushë që shkojmë mbështetja e tyre nuk na mungon.

Keni qenë dëshirë që në fillim dëshirë e Gegës...

Idrizaj:Është vlerësim i madh për interesin që ka pasur si profesori ashtu edhe klubi. Këto ditë që kam dal në stërvitje jam ndjerë shumë mirë ,grupi ka harmoni të madhe. Kjo reflektohet si jasht fushe ashtu edhe brenda saj, jam munduar të përshtatem dhe çunat më kanë ndihuar shumë.  Shumicën e tyre i njoh dhe kemi luajtur në ekipe të tjera dhe e kam patur disi më të lehtë të ambjentohem.

U duk sikur nuk po ndodhte transferimi...

Idrizaj:Dëshira ka qenë e madhe që të vija te Partizani,  për vetë faktin në pozitat që ndodhet dhe historinë që ka ky klub.Përsa i përket trasferimit ka qenë marrëveshja midis dy klubeve, nuk kam qenë në dijeni se çfarë po ndodhte 100%"

Më e vështirë të punosh për titullin apo për mbijetesë?

Idrizaj:Kam luajtur për objektiva të ndryshme edhe më parë.Të dyja kanë specifikat e tyre. Çdo futbollist do që të luajë për të dalë në kampion, duhet të përqëndrohesh më shumë, të japësh maksimumin çdo minute, sepse edhe konkureca është e madhe. Të dyja kanë presion te ndryshme, s'kanë krahasim presioni i mbijetës me presonin Titull.

Konkurenca është e madhe në rolin tuaj...

Idrizaj:Kur vjen në një klub me pretendime si Partizani nuk të premtohet gjë. Eshtë nder që të bëhesh pjesë e kësaj familje dhe pastaj duhet të luftosh në për vendin tend të japësh maksimumin dhe të pranosh konkurencën.

Çfarë ndjen kur je kundër ish-shokëve të tu?

Idrizaj:Ndodhi çdo gjë shumë shpejt.Sa për pjesën e ndjenjës kur ta provoj do tu them, sepse nuk e kam provuar akoma.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga