
Antonio Valencia në fund të sezonit me shumë mundësi do të largohet nga Manchester United, raporton "The Sun Football". Ekuadoriani prej vitesh është një titullar i padiskutueshëm në "Old Trafford", por tashmë si duket ka ardhur koha që ai të largohet, pasi ka edhe 6 muaj kontratë dhe duket se drejtuesit e klubit nuk do e rinovojnë për më tej.
Në këtë situatë duket se është duke përfituar Interi. Zikaltërit janë në pritje të rrjedhjes së ngjarjeve dhe do të hidhen në sulm për ta transferuar anësorin në "San Siro".
Poll