Barcelona kërkon me çdo kusht Lautaro Martinez nga Interi. Kampionët e Spanjës janë të bindur për aftësitë e tij e prej ditësh kanë nisur negociatat me Interin.
Zikaltërit kërkojnë 111 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Barcelona nuk dëshiron të paguajë një shifër të tillë në një momente krize për të gjitha klubet për shkak të pandemisë.
Katalanasit kanë propozuar disa lojtarë plus një shumë prej 60 milionë euro. Dy futbollistët që do të futeshin në tratativa janë Vidal dhe Cancelo. Barcelona po projekton një shkëmbim mbrojtësish me Man City duke marrë portugezin e duke dhënë Semedon.
E gjitha kjo lëvizje pritet të bëhet vetëm për të kënaqur dëshirat e Interit që duket se këtë propozim e kam marrë seriozisht, ndryshe nga të tjerat. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodh me këtë tratativë pasi zërat për një largim të Lautaro Martinez nga Interi janë të shumta.