Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nje goditje tjetër ekonomike për Interin, sponsori kryesor largohet pas vetëm 2 muajsh.

Shkruar nga NEWSPORT
Nje goditje tjetër ekonomike për Interin, sponsori kryesor largohet

Interi mblodhi bordin drejtues para disa ditësh ku do të bëhej shqyrtimi i bilanceve për sezonin 2021-2022. Zikaltërit deklaruan humbje të mëdha prej 140 milionë eurosh por drejtuesit janë të “kënaqur” pasi ky borxh sa vjen e ulet teksa vjet ishte 246 milionë euro. Me problemet ekonomike në qendër, Interi merr një goditje tjetër të fortë.

Sponsori kryesor Digitalbits që zëvëndësoi Pirrelin në këtë sezon pritet të largohet pas vetëm 2 muajsh. Faji kësaj rradhe i mbetet kompanisë e cila nënshkroi një kontratë prej 85 milionë eurove për 4 vite por akoma nuk kanë shlyer këstin e parë prej 23 milionë euro.

Interi ka marrë masat e para me heqjen e sponsorit nga ekipet e moshave dhe reklamat në stadium por kjo nuk ka mjaftuar dhe tashmë zikaltërit janë gati të marrin masa drastike me ndërprerjen e kontratës dhe largimin përfundimisht të sponsorit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga