
Inter Miami është afër një marrëveshjeje për të ribashkuar Jordi Alba me Lionel Messin dhe Sergio Busquets në SHBA. Alba do të largohet zyrtarisht nga Barcelona kur kontrata e tij të skadojë në fund të qershorit pasi ra dakord për një marrëveshje për të ndërprerë lidhjen e tij me klubin një vit më herët.
Alba ka qenë i lidhur me lëvizje për të qëndruar në Europë, me interes nga rivalët e La Ligas, Atletico Madrid dhe finalistët e Champions League, Inter, por e ardhmja e tij duket të jetë një ribashkim me Messin në Florida.
Në 11 vitet e tij në Barcelonë, Jordi Alba fitoi gjithçka teksa në 459 ndeshje shënoi 27 gola e dhuroi 99 asiste, shumë prej këtyre të fundit për Leo Messin.
Poll