Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Fillova të vej baste që 16 vjeç kur erdha te Juventusi”, Nicolo Fagioli: Në fillim ishte qejf, pastaj mu bë sëmundje

Shkruar nga NEWSPORT
“Fillova të vej baste që 16 vjeç kur erdha te

Nicolo Fagioli ishte protagonisti kryesor në skandalin e basteve në Itali që pa të dënoheshin shumë lojtarë, mes tyre yje si Sandro Tonali. Fagioli do të qëndrojë jashtë garave sportive deri në vitin tjetër kur i mbaron dënimi dhe prej muajsh i është nënshtruar një rehabilitimi për varësinë ndaj basteve.

Në seancën e tij të tretë rehabilituese, talenti i Juventusit ka dhënë edhe një intervistë ku tregon fillesat e tij në lojërat e fatit.

“Hera e parë isha 16 vjeç, në fillim ishte si lojë, pastaj pak nga pak u bë një sëmundje, fillova bastet sportive menjëherë kur luajta për Juventusin në ekipin e të rinjve.”

Si filluat të vinit baste në sport?

Në fillim mendon se e di më mirë, por më pas edhe duke parë ndeshjet në TV kupton se të jesh futbollist nuk të sjell asnjë avantazh. Si fëmijë kam luajtur futboll, tenis dhe edhe sot po luaj më shumë tenis, pastaj ping-pong dhe çdo gjë me raketë.

Çfarë ndjenjash ju dha loja?

Para se të humbisja kontrollin, më pëlqente shumë të luaja, kërkoja dopaminë pa e ditur. Pastaj kuptova se ishte një sëmundje, m'u desh shumë kohë të kërkoja ndihmë. Për fat më lindi ideja ta bëja në maj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga