
Ish trajneri i Tiranës, Ze Maria mund të jetë trajneri më i ri i skuadrës së Motherwell. Ekipi është pjesë e Premier League skoceze. Braziliani ka drejtuar Tiranën në vitin 2017-2018, kur kjo ishte pjesë e Kategorisë së Parë. Bardheblutë ai arriti t’i ngjiste në Superiore dhe më pas u largua në fillimin e sezonit tjetër.
Së fundmi ai ka qenë në Portugali, ku ka drejtuar Portugesan. Në ditët në vijim pritet të bëhet zyrtarizimi i Ze Marias në stolin e skocezëve. Klubi i Motherwell shkarkoi para pak ditësh Stiven Hamell, vetëm 6 muaj pas drejtimit të skuadrës.
Poll