Mbrojtësi i Kilit, Gonzalo Jara bëhet sërish protagonist për gjestet e tij të pahijshme në fushën e lojës dhe sërish kundër një futbollisti të Uruguait.
Në ndeshjen e luajtur të enjten për Eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018", Jara nuk u kursye të "përkëdhelte" nga të pasmet kundërshtarin e tij, Gaston Ramirez.
[caption id="attachment_55263" align="alignnone" width="615"] Jara nuk kursehet as ndaj Gaston Ramirez ne ndeshjen [/caption]
https://www.youtube.com/watch?v=XpvXnvUFZQc
Video-Jara "bezdis" kete here Ramirez te Uruguajit
Ky "incident" i shënuar në takimin që përfundoi 3-1 për Kilin ndaj Urugait ka bërë xhiron e botës dhe arsyeja është se dy vite më parë, Jara sërish ishte protagonist duke bërë një gjest të tillë kundër Edison Kavanit.
Në ndeshjen mes Kilit dhe Uruguait, mbrojtësi kilian provokoi sulmuesin uruguaian duke e ngacmuar nga të pasmet, ndërsa Kavani nuk ia kurseu një shpullë të lehtë.
[caption id="attachment_55265" align="alignnone" width="820"] Jara "bezdis" Kavanin[/caption]
Simulimi i Jarës duke rënë në tokë bëri që gjyqtari t'i jepte karton të kuq Edison Kavanit, por pa e parë se çfarë kishte ndodhur pak sekonda më parë.
Jara u gjobit më pas përmes pamjeve televizive me 7.500 dollarë dhe e përfundoi para kohe aventurën në Kupën e Amerikës.
Video-Mbrojtesi i Kilit "bezdis" Kavanin, ndersa sulmuesi i Uruguajit ndeshkohe me karton te kuq...