
Jemi mësuar t'i shohim në shkallët e stadiumit duke mbështetur kombëtaren shqiptare, por sot "Tifozat Kuq e Zi" kanë udhëtuar drejt Francës për të protestuar për lirimin e Ramush Haradinajt.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, tifo-grupi kuqezi bën me dije: "Edhe ne ishim sot në Francë duke protestuar në përkrahje të lirisë së Komandantit. "Tifozat Kuq e Zi në mbështetje të atyre që luftuan që ne sot të gëzojmë lirinë".
Kujtojmë që Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë . Policia franceze ka arrestuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
[gallery columns="1" size="full" ids="71480"]
Poll