
Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e mërkurë në Peqin. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi shkodran bën me dije që ky takim do të luhet ditën e mërkurë në orën 14:00.
"Zyrtare, Luftëtari-Vllaznia luhet në Peqin ditën e mërkurë. FSHF sapo na ka konfirmuar faktin se ndeshjen ndaj ekipit gjirokastrit do ta luajmë ditën e mërkurë në orën 14:00 në stadiumin e qytetit të Peqinit", shkruhej në njoftimin e Vllaznisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores. Ndërkohë që ditën e djeshme klubi gjirokastrit bëri të ditur që takimi mund të luhej në Sarandë, por tashmë është ndryshuar dhe do të zhvillohet në Peqin.
Poll