Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga Partizani te Vangjeli te Kaçe dhe Hasi, ja kush festoi sot

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Partizani te Vangjeli te Kaçe dhe Hasi, ja kush festoi sot

Partizani është mundur sot në mbrëmje nga Red Bull Salzburg duke u përshëndetur me Champions League, ndërsa do të ketë një shans të artë në “play-off” të Europa League. Ndërsa fatin e të kuqve e kanë pasur dhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë që luajnë në këtë kompeticion.

Kristi Vangjeli dhe Astra janë mundur 3-0 nga FC Copenhagen, por mbrojtësi korçar ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol. Ergys Kaçe dhe PAOK janë mundur 2-1 nga Ajax-i në Selanik. Por, situata vazhdon të mbetet e njëjtë për Kaçen, ai mbetet sërish jashtë 18-shes.

Festa është vetëm e Besnik Hasit dhe Legia-s së Varshavës. Polakët kanë mundur që të kalojnë në “play-off” të Champions League pas barazimit 0-0 me Trencin. Ndeshjen e parë e fituan në Sllovaki, ndërsa u dha dhe kualifikimin më tej.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga