
Silvio Berlusconi është ndarë nga jeta ditën e sotme. Për shkak të Luecemisë dhe një tjetër sëmundje në mushëkri ish-presidenti i Milan dhe Monzës nuk ka mundur të mbijetojë.
Berlusconi është presidenti më i sukseshëm i Milan, i cili arriti të ndërtonte një klub pretendent dhe që më pas do të shkruante historinë në futbollin italian. 86-vjeçari fitoi 29 trofe në 31 vitet që drejtoi kuqezinjtë. Mori drejtimin e Milan në vitin 1980, kur këto të fundit ishin afër falimentimit, ndërsa e ngriti në majat e futbollit. Milani nga fundi i viteve ’80 deri në 2017-ën fitoi 8 tituj kampion në Itali, një kupë italie, 7 superkupa të Italisë, 3 Champions League dhe një Botëror për Klube, 2 Superkupa Interkontinentale dhe 5 Superkupa të Europës.
U bë presidenti më i suksesshëm dhe jetëgjatë në historinë e kuqeinjve, teksa investoi shifra marramëndëse për të nisdur një ekpo të re të Milan.
Por pas largimit nga drejtimi i Milan, Berlusconi në vitin 2018 bleu Monzën, në atë periudhë militonte në Serie C. si një njeri që e njeh shumë mirë menaxhimin dhe futbollin bëri të mundur që të ringrinte këtë skuadër në elitë dhe në fakt ia doli. Tashmë Monza garon mes më të mirave në Serie A.