Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga Kroacia në Poloni e Bullgari, Sherif KALLAKU gjen akordin me skuadrën e re

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Kroacia në Poloni e Bullgari, Sherif KALLAKU gjen akordin me

Sherif Kallaku është me këmbë në tokë. Djaloshi i Teutës po shkëlqen këtë sezon në Superligën Shqiptare, ndërsa për të ka disa oferta për t'u larguar nga vendi. Klubet e interesuara janë disa, gjë që e ka pohuar edhe vetë sulmuesi i talentuar i Teutës. 22 vjeçari kërkon një skuadër ku të ketë hapësira, ndërsa duket se ka gjetur parimisht dakordësinë e transferimit në Kroaci.

Lokomotiva e Zagrebit do të jetë me gjasë skuadra e re ku Kallaku do të vijojë karrierën, duke i shtuar një tjetër element cilësor ekipit që në gjirin e vet ka edhe lojtarë të tjetë me origjinë shqiptare. Kallaku u përfol se kishte oferta nga Slask Ëorklv në Poloni dhe CSKA Sofie në Bullgari, derisa duket se lojtari do të vijojë karrirën te kroatët e Lokomotivës së Zagrebit. Marrëveshja verbale është arritur, duke bërë që talenti i Kombëtares të bashkohet me kroatët nga sezoni që vjen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga