
Nga fjalët në vepra. Interi tenton seriozisht Marcus Thuramin. Pas takimit me përfaqëuesit e sulmuesit në Katar, sipas “Sport Cover”, drejtuesit e Nerazzurrëve janë gati të zyrtarizojnë ofertën.
Zikaltrit po bëjnë gati një kontratë 5-vjeçare ku lojtari do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, në mënyrë që ta bindë atë të largohet nga Borussia Monchengladbach.
Marotta dhe Ausilio duan të nxitojnë sepse duhet të mposhtin konkurrencën nga Neëcastle dhe Bayern Munich. Ditët e para të vitit 2023 do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse 25-vjeçari francez do të veshë fanelën e Interit në sezonin e ardhshëm apo jo. Gjithçka do të mësohet gjatë merkatos së janarit, ku edhe lojtari ëhstë i lirë të neogciojë me skuadra të tjera, pasi kontrata aktuale me skuadrën gjermane përfundon në qershor të vitit 2023.