
Nderim Nexhipi u prezantua ditën e djeshme te Korabi, si futbollisti më i ri i dibranëve. Fantazisti u shpreh i lumtur për kalimin e tij te debutuesit e Superiores, pasi projekti që ka klubi dibran e kishte bindur që të zgjedhë skuadrën veriore. Ditën e sotme ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me bluzën e Korabit, ku tregon objektivat e tij personale.
"Ekip i ri, sezon i ri, gola të rinj", shkruan Nexhipi në Instagramin e tij.
Nderim Nexhipi është njohës i mirë i Superiores pasi më parë ka qenë pjesë e Partizanit dhe Flamurtarit. Së fundmi ai ka vendosur të vijojë karrierën e tij me Korabin debutues.
[gallery columns="1" size="full" ids="31161"]
Poll