Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nexhipi e thotë “shkoqur”: Do t’i japim premio skuadrave për të ndalur Tiranën, dy lojtarë largohen nga Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Nexhipi e thotë “shkoqur”: Do t’i japim premio skuadrave

Nderim Nexhipi ka folur para ndeshjes së Partizanit kundër Kukësit. Drejtori sportiv i verilindorëve deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Të them të drejtën, që pas kësaj kohe që ishim të izoluar, sapo filluam stërvitjen u shpërndamë një rrogë lojtarëve. Ditët në vijim do të merremi vesh për rrogat e muajit mars dhe prill. Në këtë kohë gjithë vendi ka qenë në krizë. Ditët në vijim do të ulim dhe do të flasim. Janë gjëra që zgjidhen pa problem.

Largimet? Te ne Shkurtaj është ai që nuk do të rinovojë. Kristali do të jetë deri në gusht. Këta janë dy largimet e sigurta. Formacioni bazë do të mbahet.

Kupa dhe vendi i dytë? Po tani besoj se po fituam Kupën dhe marrim vendin e dytë. Në futboll shumë shpejt ndryshuan gjërat. Nuk kishim fat në disa ndeshje. Ne jemi duke luajtur dy vite jashtë stadiumit tonë, atëherë do të ishte gjysma e të mirës nëse fitojmë Kupën dhe marrim vendin e dytë.

Premio për kundërshtarët e Tiranës? Në 3 ndeshjet e para, presidenti i ka dhënë premio. Shpresoj që sot të fitojmë. Nëse humb pikë sot Tirana, do t’i sugjeroj presidentit t’i japim premio kundërshtarëve të bardhebluve për t’i ndalur. Do të tentojmë deri në fund për të marrë titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga