
Shkëndija e Tetovës, po luan për raundin e dytë eliminator të Europa League. Takimi nisi në orën 18:00. Shqiptarët e Maqedonisë arritën të zhvillonin një 45 minutësh të kënaqshëm, duke e dominuar takimin. Shumë raste për gol, por të shpërdoruara. Skuadra azere nuk ka patur asnjë rast për shënim në këtë takim. Shkëndija goditi shtyllën në minutën e 8 me Karadeskin. Kështu që skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes në barazim të bardhë pa gola. Skuadra e shqiptarëve do të tentojë të shënojë një rezultat pozitiv pjesën e dytë, që do ta favorizonte për një kualifikim të mundshëm.
Poll