
Alessio Dionisi pritet që së shpejti të ulet në stolin e Sassuolos, për të zëvendësuar të larguarin De Zerbi. Mediet në Itali bëjnë me dije se dëshira e trajnerit që pritet të marrë drejtimin e Sassuolos është edhe Nedim Najrami, shqiptari që u ftua nga Reja për në kombëtaren kuqezi por u bllokua nga FIFA për shkak se ka luajtur me moshat e Zvicrës.
Sipas Tuttomercatoweb, Bajrami është lojtari i piketuar për fantazist të skuadrës. Opsionet e marrjes së lojtarit janë dy, blerje përfundimtare ose shkëmbim me një prej lojtarëve që Empoli dëshiron nga Sassuolo në vendin e tij. Më herët për Bajramin ka pasur kërkesë nga Sampdoria, ndërsa vetë Empoli do luajë në Serie A këtë sezon. Në luftë me FIFA për të veshur fanellën kuqezi, Bajrami mund të ndërrojë edhe skuadër këtë merkato.