Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Në Shqipëri "vlon" debati për teatrin, nga ITALIA vjen lajmi i bujshëm: Ndizet drita jeshile për të shembur stadiumin “San Siro”

Shkruar nga NEWSPORT
Në Shqipëri "vlon" debati për teatrin, nga ITALIA vjen

Ndërsa në Shqipëri “vlon” debati për prishjen që iu bë teatrit kombëtar, një lajm i ri vjen nga Italia. Stadiumi “San Siro” mund të prishet dhe sipas ekspertëve italianë një gjë e tillë pritet të ndodhë sepse nuk ka interes kulturor.

Kanë qenë vetë teknikët e ministrisë që kanë vlerësuar dhe cilësuar si jo kulturor një nga impiantet më të vjetra të ndërtuar në vitin 1920, rikonstruktuar në 1930-tën dhe 1950-tën.

Komisioni Rajonal i Trashëgimisë Kulturore të Lombardisë ka dalë në përfundimin: “San Siro ose Guzzepe Meaza s’ka vlerë kulturore”. Në këtë mënyrë ndizet drita jeshile për prishjen e tij, raporton Republica.

 “Meazza nuk mund të mbrohet”, - thuhet në dispozitën që sapo ka mbërritur në Bashki sepse "është, për momentin, një art arkitekturor në të cilin vazhdon këmbëngulja e stadiumit origjinal të 1925-'26 dhe zgjerimi i 1937-'39 plotësisht i mbetur në lidhje me rregullimet vijuese të bëra në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe për rrjedhojë nuk u nënshtrohen dispozitave të "mbrojtjes së trashëgimisë", pasi ato nuk datojnë më shumë se 70 vjet ".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga