
Më 18 dhjetor Argjentina dhe Franca do të përballen në finalen e madhe të botërorit që zhvillohet në Katar. Gjithmonë, një ekip humb dhen tjetri fiton e për këtë studiuesit kanë bërë një hulumtim në lidhje me pasojat në shëndet.
Sipas tyre, tifozët e ekipeve humbëse kanë 20 për qind shanse më të mëdha të pësojnë probleme me zemrën në ditën e ndeshjes. Ndërkohë, ata që bëjnë tifo për ekipin fitues kanë 20 për qind shanse më të vogla që t’u ndodhë sulm në zemër apo në tru.
Hulumtimet e botuara në Journal of Sports Sciences zbuluan se sulmet kardiovaskulare mund të shkaktohen nga përpjekjet e mëdha mendore dhe emocionet e turbullta, të tilla si duke parë një ndeshje vendimtare futbolli.
Gjithashtu, meshkujt që konsumojnë alkool dhe produkte të duhanit gjatë lojës rrisin rrezikun e problemeve me zemrën atë ditë.