Jose Mourinho nuk pranon të marrë përgjejgësi për ecurinë negative të Manchester United në këtë fillim sezoni. Portugezi ka përdorur si alibi gjithmonë faktin se ka fituar trofe në ccdo shtet që ka drejtuar ekipe. Por eksperienca e tij te Manchester United po shkon drejt një fundi të hidhur.
“The Special One” deklaroi në një intervistë se është njëri prej trarjnerëve më të mirë në botë.
“Jam tekniku i njërës pres skuadrave më të mëdha të botës, por jam gjithashtu dhe njëri prej trajnerëve më të mirë në botë”, deklaroi Mouinho në një konferencë në Carrington ditën e djeshme.
Ecuria deri më tani e Manchester United në kampionatin anglez është njëra prej vazhdimësive më regresive që nga 1992, kur kampionati anglez mori emrin Premier League.