
Reali i Madridit barazoi pa gola me Betis në fundjavën e shkuar. Galaktikët nuk mundën të gjenin golin edhe pse ndeshja e luajtur në "Bernabeu", foli vetëm për të besuarit e Zinedin Zidane. Madrilenët nuk kishin të gatshëm Gareth Bale. Ylli i ekipit vuan një dëmtim, çka e la jashtë ndeshjes së fundit.
Ka qenë trajneri Zidan që ka folur lidhur me të ardhmen e uellsianit, duke e konsideruar si një lojtar deçiziv për këtë sezon. Trajneri francez ka lëshuar një deklaratë "dashurie" ndaj 30 vjeçarit, teksa ka theksuar se ai e dëshiron në ekip këtë sezon. Deklaratë që mbyll çdo shteg largimi në merkaton e janarit. Për Bale ka pasur interesim të lartë gjatë verës nga "big-ët" e Europës.
Poll