Mauro Icardi është pranë largimit nga Paris Saint Germain. Sulmuesi argjentinas nuk ishte i pranishëm mbrëmë në ndeshjen e kampionëve që u fitua 5-0 kundër Clermont. Zërat për largimin e tij sa vijnë e bëhen më të fortë. Argjentinasi nuk është në planet e PSG-së dhe kjo shihet edhe nga një foto e hedhur nga vetë ai në rrjetet sociale.
Sulmuesi shfaqet me bashkëshorten Wanda Nara duke udhëtuar drejt Ibizas. Në një kohë kur kampionatin ka nisur, drejtuesit e francezëve janë justifikuar me faktin se i kanë dhënë leje për “arsye peronale”. Icardi është lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Monza në Seria, por deri nuk ka pranuar.
Gjithashtu edhe Borusia Dortmund ka kërkuar shërbimet e tij, mirëpo lojtari sërish nuk e do një gjë të tillë. Pritet me interes se cila do të jetë e ardhmja e argjentinasit që duket më shumë larg se sa afër PSG-së.