Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ndryshon vendimi për Premier League, nuk do të rinisë në 12 qershor

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshon vendimi për Premier League, nuk do të rinisë në 12

Ishte parashikuar të riniste në 12 qershor, por tashmë Premier League do të fillojë një javë më pas. Ky është vendimi që është marrë mes përfaqësuesve të Federatës Angleze dhe Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë. Sipas “The Sun” pas mbledhjes u vendos që 19 qershori të jetë data e rinisjes së sezonit.

Për ligën angleze ka pasur shumë aludime. Fillimisht u tha se mund të luhej në Australi, ndërsa më tej u bë e ditur se do të zhvillohet në Angli. Tanimë 19 qershori është data zyrtare për të rinisur aktivitetin futbollistik. Edhe pse kryeministri Boris Jonson ka dhënë leje që çdo aktivitet sportiv të nisë pas 1 qershor, përfaqësuesit e futbollit anglez e kanë parë të udhës të rifillojnë në 19 qershor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga