
Ernest Muçi është rikthyer pranë Kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi. Lista e përfaqësueses së 21-vjeçarëve ka pësuar ndryshime për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Katar 2022. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë në datën 12 nëntor dhe 3 ditë më pas kundër Andorës.
Në këtë mënyrë është vendosur që Muçi të japë kontributin e tij për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi. Cilësitë e talentit kryeqytetas dhe forma e mirë që po kalon, e kanë bërë të nevojshme të kthehet pranë përfaqësueses U-21.
Poll