
Federata Shqiptare e Basketbollit ka bërë me dije se në administratën e këtij institucioni kanë ndodhur ndryshime.
Bëhet fjalë për Klaudio Ndojën, i cili do të jetë në pozicionin e vëzhguesit të talentëve për të rritur cilësinë në këtë sport në vendin tonë. Në lajmërimin e bërë në kanalin zyrtar të FSHB-së thuhej:
“Sot stafit te FSHB iu bashkua edhe z Klaudio Ndoja anetari me i ri ne vazhden e zgjerimit dhe vizionit ne zhvillim te basketbollit me detyren per te rritur nivelin e perfaqesueseve tona per moshat per te rriturit dhe per femra e meshkuj.
Me prezencen e vete presidentit te FSHB z Avni Ponari i cili me idete per zhvillimin me te gjere te basketbollit beri dhe prezantimin e tij.
Me karriere te pasur sportive dhe pjese e ekipit tone kombtare e me nje karriere te suksesshme ne Itali z.Klaudio Ndoja do ndjeke dhe evidentoje te gjitha talentet tona qe jane rritur jashte kufijve per t'iu dhene mundesine te jene pjesetar te perfaqsueses sone.
I urojme suksese!”